Me supergolin e shënuar nga mesfushori shqiptar, Juljan Shehu, skuadra e Widzew Lodzit ka arritur që ta mposht Zaglebien.

Widzew Lodzi të shtunën pasdite fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Zaglebies në kuadër të xhiros së parë të edicionit të ri në kampionatin polak.

Shehu golin e fitores për skuadrën e Lodzit e realizoi në minutën e 40-të. Ai me goditje të fuqishme realizoi supergol nga distanca. Shehu e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë.

Për Lodzin u paraqit edhe Lindon Selahi deri në minutën e 70-të. Ndërsa Dion Gallapeni ishte në bankën e rezervistëve.

26-vjeçari me Kombëtaren e Shqipërisë i ka tri ndeshje të zhvilluara.