Bayern Munich ka nisur mbrojtjen e titullit të kampionit në Bundesligën gjermane me fitore të thellë 6:0 ndaj Leipzigut.
Golin e parë të fitores së thellë e realizoi Michael Olise në minutën e 27-të.
Pesë minuta pas tij, Luis Diaz realizoi golin e parë në Bundesligë, pas asistimit të Serge Gnabry.
Gnabry asistoi edhe te goli i tretë i realizuar nga Olise në minutën e 42-të.
E pjesa e dytë pati vetëm një emër – Harry Kane. Anglezi shënoi hat-trickun e parë në sezon. Për dy gola u asistua nga Luis Diaz e për një tjetër nga Kim Min-Jae.




























