Mirlind Daku e ka shënuar golin e vetëm për Rubin Kazanin që të shtunën pësoi  disfatë të thellë nga CSKA Moska.

Rubin Kazani u mposht në udhëtim me rezultatin 5:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së katërt të Premier Leagues së Rusisë.

Daku golin e realizoi në minutën e 40-të. Ai u paraqit deri në minutën e 85-të.

Ndërkohë bashkëlojtarët e Dakut, Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha, luajtën deri në minutën e 74-t.

Për 27-vjeçarin Daku ky ishte goli i pestë këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me një asistim.

Pas katër xhirove, Rubin Kazani ka shtatë pikë dhe renditet në pozitën e pestë.

https://twitter.com/IllyrianFooty/status/1954184510632755395?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1954184510632755395%7Ctwgr%5Ed26047db161ef9ff1b2f3bb68ff32371894afb5a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Ffutboll%2Fdaku-shenon-gol-por-rubin-kazani-mposhtet-thelle