KF Trepça ka zyrtarizuar sot transferimin e mesfushorit 21-vjeçar, Endrit Shala, i cili vjen nga skuadra e Drenicës. Në njoftimin e bërë publik në Facebook, klubi mitrovicas shprehu kënaqësinë për afrimin e lojtarit të ri, duke e cilësuar si një futbollist me energji, pasion dhe vizion të qartë për lojën.

Deklarata e KF Trepça:

“KF Trepça ka kënaqësinë të prezantojë transferimin më të ri – Endrit Shala, mesfushori 21-vjeçar me energji, pasion dhe vizion të qartë në lojë. Endriti ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin tonë, me talentin e tij dhe dëshirën për të dhënë maksimumin, Endriti pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në mesin e fushës, duke forcuar skuadrën tonë në sezonin e ri.”

Ky transferim shihet si një përforcim i rëndësishëm për Trepçën , që synon të ketë një sezon të suksesshëm në garat vendore.