Mesfushori që ditë më parë e refuzoi Zvicrën për Kosovën, Leon Avdullahu, e ka regjistruar asistimin e parë në Bundesligën gjermane.
Avdullahu të shtunën pasdite bëri një asistim në disfatën që e pësoi Hoffenheimi. Hoffenheimi e ka shënuar disfatën e parë këtë edicion. U mposht në shtëpi nga Eintracht Frankfurti me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të elitës gjermane.
Avdullahu asistoi te goli i vetëm të cilin e realizoi Grischa Promel. Ai e kompletoi ndeshjen.



























