Është tërhequr të hënën shorti për raundin kualifikues të plejofit në Ligën e Kampionëve. 

Në plejof, që është faza e fundit para asaj të ligës, mund të paraqitet edhe Shkëndija e Tetovës. Për këtë skuadrës tetovare i duhet ta kalojë Qarabagun e Azerbajxhanit në raundin e tretë kualifikues. 

Nëse e kalon Qarabagun, Shkëndija përballet me Ludogoretsin e Bullgarisë apo Ferencvaroshin e Hungarisë.

Ndërkohë Baseli do të përballet në plejof me Malmon e Suedisë apo Copenhagenin e Danimarkës.
Ndeshja e parë mes Shkëndijës së Tetovës dhe Qarabagut zhvillohet të martën nga ora 20:00 në Shkup.