Prishtina e Re ka debutuar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll.  Prishtina e Re të dielën në udhëtim fitoi thellë 4:0 ndaj Malishevës. 

Toni Correia Gomes e shënoi golin e parë më minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 

Gomes e shënoi edhe golin e dytë në minutën e 56-të. 

Për 3:0 realizoi Lorik Dobratiqi në minutën e 79-të. Gomes e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 79-të. 

Malisheva nga minuta e 54-t luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Donart Vitija u ndëshkua direkt me karton të kuq.