Napoli pritet të jetë pa sulmuesin kryesor të skuadrës të paktën deri në muajin nëntor. 

Kampioni italian të hënën në faqen zyrtare e ka konfirmuar lëndimin e Romelu Lukakut. Belgu u lëndua të enjten e kaluar në miqësoren që e fitoi Napoli 2:1 ndaj Olympiacosit. Lukaku ka një lëndim në kofshën e majtë. 

Mediumet italiane kanë raportuar se Lukaku mund të jetë jashtë fushës për tre muaj. 
Lukaku është qendërsulmuesi kryesor i napolitanëve. 

32-vjeçari ishte prej më meritorëve që Napoli e fitoi titullin e kampionit. 

Në 36 ndeshjet e zhvilluara në Serie A në edicionin e kaluar realizoi 14 gola dhe bëri dhjetë asistime. 
Reprezentuesi i Belgjikës te Napoli u transferua verën e kaluar nga Chelsea për 30 milionë euro. Me Napolin ka kontratë deri në vitin 2027.

Te klubi që për trajner e ka Antonio Conten luan edhe Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.