Manchester Unitedi ka mbetur pa fitore edhe në xhiron e dytë të Premier Leagues angleze.

Pas disfatës nga Arsenali në nisje të kampanjës së re, të dielën në udhëtim te Fulhami, skuadra e madhe angleze barazoi 1:1 me Fulhamin.

Mysafirët patën mundësinë e parë për shënim nga penalltia. Por, topi pas gjuajtjes së kapitenit Bruno Fernandes nga pika e bardhë, shkoi shumë lartë mbi portë.

Megjithatë, Unitedi kaloi i pari në epërsi në këtë ballafaqim. Rodrigo Muniz realizoi në portën e vet, në minutën e 58-të.

“Djajtë e kuq” nuk e ruajtën epërsinë dhe pranuan gol nga Emile Smith Roëe, që shënoi për 1:1, në minutën e 73-të.

Unitedi mbetet në vendin e 16-të me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, aq sa kanë edhe Aston Villa e Brightoni.

Për Fulhamin ishte pika e dytë e fituar në fillim të këtij sezoni.