Arsenalit i është lënduar sulmuesi Noni Madueke.

Madueke u paraqit vetëm në pjesën e parë në barazimin 1:1 të Arsenalit ndaj Manchester Cityt të dielën e kaluar.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se 23-vjeçari do të jetë jashtë fushës për dy muaj. Ai ka një lëndim në gju.

Reprezentuesi i Anglisë, Madueke, do t’u mungojë “topçinjve” në dhjetë ndeshje në të gjitha garat.

Arsenali ka pasur shumë probleme me lëndimin e futbollistëve.

Te klubi i madh anglez pos Maduekes të lënduar janë edhe Gabriel Jesus, Kai Havertz dhe Martin Odegaard.

23-vjeçari Madueke tek Arsenali u transferua në afatin kalimtar të verës nga Chelsea për 56 milionë euro.