Fisnik Asllani të dielën e ka realizuar golin e katërt këtë edicion në Bundesligë. 

Asllani e shënoi një gol në barazimin 1:1 të Hoffenheimit ndaj Freiburgut. 

Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të kampionatit gjerman. 

Freiburgu kaloi në epërsi në minutën e tretë me golin që e shënoi Lukas Kubler. 
Dhjetë minuta më pas, sulmuesi i Kosovës, Asllani, i barazoi shifrat. 

Ai u paraqit deri në minutën e 85-të kurse Leon Avdullahu luajti deri në minutën e 73-të. 

Asllani krahas katër golave ka edhe një asistim në elitë. Ndërsa ka edhe një gol dhe një asistim në Kupën e Gjermanisë. 

Hoffenheimi dhe Freiburgu kanë nga shtatë pikë dhe janë në mesin e tabelës.