Një gabim i sekondave të fundit të ndeshjes, i ka kushtuar me humbje skuadrës së Gjilanit. Gabimin e një lojtari të Gjilanit e shfrytëzoi Genc Hamiti i cili shënoi golin e fitores për Drenicën.  Drenica triumfoi 1:0.

Ai realizoi në portën e zbrazët duke ia siguruar fitoren e tretë nga gjashtë ndeshje skuadrës nga Skenderaj.

Ndeshja Gjilani – Drenica u zhvillua në fushën me bari artificial dhe i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drenica është e treta me 11 pikë, kurse Gjilani me shtatë pikë në vendin e pestë.