Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka fituar derbin e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. 
Gjilanasit mposhtën të dielën Dukagjinin e Klinën me rezultat 3:1. 
Ndeshja u zhvillua në fushën me bari artificial në Gjilan.
Dukagjini kaloi i pari në epërsi me golin e realizuar nga Dienit Isufi. Ai kaloi klinasit në epërsi me golin e realizuar në minutën e 20-të. Por, festa e ekipit nga Klina zgjati vetëm tre minuta. 
Në minutën e 23-të, Drita shënoi golin e barazimit 1:1. Golin e shënoi Liridon Balaj.
Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë, ndërsa skuadra e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, kaloi në epërsi me golin e Arb Manajt në minutën e 54-t. 
Manaj, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Balajt, nuk u gëzua pasi e dërgoi topin në rrjetë. 
Golin e tretë e shënoi Salifu Ibrahim në minutën e 86-të.
Drita zë vendin e gjashtë me tetë pikë, kurse Dukagjini në vendin e tretë me 13 pikë.