Skuadra e Lensit ia ka shkaktuar disfatën e parë këtë edicion Lillet.

Lensi e mposhti Lillen të shtunën mbrëma në shtëpi me rezultatin 3:0.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e pestë të Ligue 1 të Francës.

Golat për vendësit i shënuan Wesley Said, Florian Thauvin dhe Rayan Fofana.

Për Lensin ishte fitorja e tretë ka edhe dy humbje.

Lille pos humbjes ka edhe tri fitore dhe një barazim.

Lensi ka nëntë pikë në vendin e pestë kurse Lille ka një pikë më shumë dhe renditet dy pozita më lartë.