Hansi Flick nuk do ta drejtojë Barcelonën kundër Real Madridit në “El Clasico”.

Deri spanjoll ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës luhet të dielën nga ora 16:15.

Barcelonës iu refuzua apeli, ndërsa mbeti në fuqi vendimi i Komitetit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Spanjës për ta dënuar me një ndeshje në tribuna trajnerin gjerman. 

60-vjeçari u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen që Barcelona e fitoi 2:1 kundër Gironës në fundjavë.

Flick ishte përjashtuar për gjeste josportive në minutën e fundit nga gjyqtari, Jesus Gil Manzano.