Dinamo Zagrebi ka siguruar një pikë në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, me gol të minutës së 96-të.

Cardoso Varela e shpëtoi skuadrën e madhe kroate nga humbja në ndeshjen në udhëtim te Malmo suedeze.

Ballafaqimi u mbyll 1:1.

Malmo ishte duke udhëhequr 1:0 prej minutës së parë shtesë të pjesës së parë, kur shënoi Oscar Lewicki.

Arbër Hoxha te Dinamo Zagrebi luajti deri në minutën e 85-të. Vendin e tij e zuri Varela, shënuesi i golit për 1:1.

Ndërkohë, futbollisti me prejardhje shqiptare i Malmos, Sead Hakshabanoviq, luajti deri në minutën e 69-të.

Dinamo Zagrebi ka shtatë pikë në vendin e katërt, kurse Malmo mbetet me një pikë.