Gjermania ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Luksemburgut. Ndeshja i takoi kualifikimeve për Botërorin 2026.

Gjermania dy gola i shënoi në pjesën e parë kurse dy të tjerë në pjesën e dytë.

David Raum e shënoi golin e parë në minutën e 12-të.

Për 2:0 realizoi Joshua Kimmich nga pika e bardhë.

Serge Gnabry e realizoi golin e tretë në minutën e 48-të.

Kimmich e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 50-të.

Gjermania me këtë fitore është ngritur në pozitën e parë me gjashtë pikë në Grupin A.