Juventusi ishte afër të regjistronte fitore të madhe të mërkurën mbrëma në Champions.

Në ndeshjen e dytë të fazës së ligës, Juventusi ishte në epërsi ndaj Villarrealit 2:1, por pësoi gol në minutën e 90-të.

Dhe kështu ndeshja Villarreal – Juventus, u mbyll 2:2.

Georges Mikautadze shënoi për vendësit në minutën e 18-të.

Rikthimi i rezultatit për Juventusin u shënua në pjesën e dytë.

Federico realizoi supergol në minutën e 49-të, ndërsa zëvendësuesi Francisco Conceicao, shënoi në minutën e 56-të për 2:1. Renato Veiga ishte shpëtimtar i spanjollëve me golin në fundin e ndeshjes.
Edon Zhegrova nuk u inkuadrua fare te Juventusi në këtë ballafaqim.

Për Juventusin barazimi i dytë rresht. Barazoi 4:4 me Dortmundin në ndeshjen e parë. Italianët kanë dy pikë.

Villarreali e regjistroi pikën e parë. Në ndeshjen e parë u mposht nga Tottenhami.