Juventusi është me serinë më të gjatë pa fitore në 16 vjet, pavarësisht se paraqitja në “Santiago Bernabeu” të mërkurën mbrëma në Champions, është vlerësuar pozitive. 

Juventusi tash e disa javë ka telashe në rezultate me trajnerin Igor Tudor. 

Nuk ka fituar që prej 13 shtatorit. Fitorja e fundit ishte ajo 4:3 ndaj Interit në Serie A. 

Juventusi ka barazuar në pesë ndeshje dhe i ka humbur dy të tjera, në shtatë të fundit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve. 

Kjo është ecuria më e gjatë e “zonjës së vjetër” pa fitore që prej periudhës prill-maj të vitit 2009, kur Claudio Ranieri ishte udhëheqës i skuadrës. 

Ndeshja e radhës për Juventusin është në udhëtim te Lazio në Serie A.