Kosova po fiton 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Suedinë.

Fisnik  Asllani shënoi me asistim të Veldin Hoxhës në minutën e 32-të.

Në minutën e 43-të Leon Avdullahu qëlloi shtyllën pas një rasti tjetër të artë të Kosovës. Fillimisht goditi Vedat Muriqi e më pas Avdullahu dërgoi topin në shtyllë.

Goditjen e bukur të Muriqit e ndali portieri suedez.

Në Goteborg, përkrahja për Kosovën është shumë e madhe.