Vedat Muriqi ka dhënë tjetër kontribut për Mallorcan që të shtunën fitoi në udhëtimin e vështirë te Sevilla, 3:1.
Sulmuesi i Kosovës me goditje të fortë nga zona, shënoi në minutën e 67-të për 1:1.
Për Muriqin ishte goli i pestë sezonal dhe e konfirmon formën e mirë këtë sezon në Spanjë. Paraqitje të mira, Muriqi pati edhe në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 me Kosovën, në barazimin pa gola ndaj Sllovenise në Prishtinë dhe në fitoren 1:0 në udhëtim te Suedia.
Mallorca i shënoi edhe dy gola tjerë më pas për fitoren 3:1. Në golin e dytë të Mallorcas në mesin e fushës gaboi Adnan Januzaj.
Muriqi luajti deri në minutën e 90-të, kurse Januzaj luajti nga minuta e 71-të.
Ndeshja i takoi xhiros së nëntë te La Ligas.
Muriqi ka pesë gola në edicionin aktual të elitës spanjolle.
Mallorca me këtë fitore ka tetë pikë në nëntë ndeshje. Sevilla mbetet me 13 pikë.




























