Albion Rrahmani ka shënuar gol të dielën në derbin e Pragës.

Derbi ndërmjet Spartës së Pragës dhe Slavia Pragës përfundoi baras 1:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit çek.

Sulmuesi i Kosovës, Rrahmani, i barazoi shifrat për Spartën në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë.

Qendërsulmuesit iu anulua edhe një gol në minutën e gjashtë për shkak të pozitës jashtë loje. Ai luajti deri në minutën e 71-të.

25-vjeçari Rrahmani ka gjashtë gola këtë edicion. Ka kontribuar edhe me një asistim.
Sparta është lider me 26 pikë. Slavia ka një pikë më pak në vendin e dytë.