Malcolm Armstead i është bashkuar Përfaqësueses A të Kosovës në basketball. Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se Armstead do ta zëvendësojë Divine Mylesin, që ka pësuar lëndim.

“Pas lëndimit të lojtarit Divine Myles dhe ekzaminimit nga profesionistët mjeksorë mbi gjendjen e tij, Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se në vend të Myles, Përfaqësueses Kosova A në konkurrencën e meshkujve i bashkohet lojtari Malcolm Armstead.  Falenderojmë Armstead për gatishmërinë për ta përfaqësuar Kosovën në ndeshjet parakualifiuese në FIBA EuroBasket 2025.  I urojmë rikuperim të shpejtë lojtarit Myles! “ – ka njoftuar FBK.

Kosova ndeshjen e parë parakualifikuese për Eurobasket 2029 e luan më 30 nëntor në udhëtim ndaj Shqipërisë.

Lista e gjerë e Kosovës: Dardan Berisha; Drilon Hajrizi; Erjon Kastrati; Mikaile Tmusic; Malcolm Armstead; Lis Shoshi; Gëzim Morina; Valon Bunjaku; Musab Mala; Muhamedali Janjeva; Dardan Kapiti; Meriton Ismaili; Erolt Rrahmani; Jon Ismajli; Rron Dahsyla.