Arbër Hoxha e ka festuar golin e dytë me Dinamon të shtunën, duke formuar figurën e shqiponjës dykrenore. Ai festoi së bashku me mbrojtësin 20-vjeçar spanjoll, Sergi Dominguez.

Ky moment u komentua edhe nga komentatori kroat i “Maxsport”, që po transmeton ndeshjen mes Dinamos dhe Varazhdinit.

“Vazhdon forma e shkëlqyer e Hoxhës që tani edhe Dominguezin e mëson se si të bëjë figurën e shqiponjes dykrenore…”, ka thënë komentatori gjatë transmetimit të ndeshjes.