Jose Maria Gimenez realizoi në minutën e 93-të dhe ia siguroi fitoren Atletico Madridit.
Atletico para tifozëve të vet në “Metropolitano”, fitoi 2:1 ndaj Interit.
Ndeshja i takoi xhiros së pestë të fazës së ligës në Champions.
Julian Alvarez e kaloi në epërsi Atleticon fillimisht në minutën e nëntë, para se Piotr Zielinski të shënonte në minutën e 54-t.
Gimenez më pas në minutën e tretë të shtesës shënoi me asistim të Antoine Griezmanit për fitoren e tretë në këtë edicion.
Interi ndërkohë e pësoi disfatën e parë.
Interi është i katërti me 12 pikë, tri më shumë se Atletico i 12-ti.


























