Gjilani ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultatin, 2:1.
Ndeshja e cila u zhvillua të dielën i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Senad Jaroviq në minutën e katërt e kaloi në epërsi Gjilanin.
Blerind Morina i dyfishoi shifrat në minutën e 25-të.
Malisheva rezultatin në 2:1 e ngushtoi në minutën e 89-të me golin që e shënoi Samuel Opeh. Por goli i Opehut nuk i mjaftoi Malishevës që t’ia rrezikonte fitoren në fund Gjilanit.
Gjilani ka 15 pikë dhe e zë vendin e tetë.
Malisheva ka një pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë.



























