Islam Makhachev vazhdon të shkruajë histori në UFC, serinë kryesore të Arteve Marciale të Përziera (MMA).

Në ngjarjen UFC 322 në New York, luftëtari nga Dagestani i Rusisë e mposhti bindshëm Jack Della Maddalenan për titullin e UFC-së në kategorinë uelter. Të tre gjyqtarët e vlerësuan Makhachevin fitues bindës, me rezultatin 50:45. Maddalena është australian, ndërsa u dominua gjatë gjithë luftës nga Makhachevi dhe humbi titullin që e mbante.

Për Makhachevin është vetëm titulli i radhës në UFC.

“Kjo ishte ëndërr e jetës sime. Jam shumë i lumtur. Kam punuar shumë për këtë moment”, ka thënë Makhachev.

Më herët 34-vjeçari Makhachev ka mbajtur titullin në kategorinë e lehtë në UFC për kohë shumë të gjatë. Hoqi dorë nga ky titull për të kaluar në kategori tjetër.