Ermal Krasniqi ka vazhduar me formën e mirë duke e shënuar golin e dytë në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat. 

Goli i Krasniqit nuk i mjaftoi Legias së Varshavës që pësoi disfatë nga skuadra Termalica B-B me rezultatin, 2:1. 

Kjo ndeshje i takoi të xhiros së 15-të të kampionatit polak. 

Sulmuesi i Kosovës, Krasniqi, e shënoi golin e barazimit për Legian në minutën e 73-të. 27-vjeçari Krasniqi e kompletoi ndeshjen. 

Ai është ftuar nga selektori i Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet e këtij muaji ndaj Sllovenisë dhe ndaj Zvicrës. 

Krasniqi te Legia u transferua në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2025/26 nga Sparta e Pragës.