Anis Mehmeti nuk shënoi gol të shtunën në fitoren bindëse të Bristol Cityt.

Por, mesfushori me tipare sulmuese që ka tri paraqitje me Shqipërinë, kontribuoi në fitoren 3:0 ndaj Swanseat, në xhiron e 16-të të “Championshipit” anglez.

Mehmeti asistoi fillimisht në golin e minutës së katërt, e më pas për 2:0 në minutën e 31-të.

Në golin e tretë asistoi tetë minuta para fundit.

24-vjeçari ka pesë gola e gjashtë asistime në 16-të ndeshjet e luajtura në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Bristol City pas 16 ndeshjeve ka 26 pikë.