Tri prej gjashtë skitareve që garuan janë rrëzuar në garën e lëshimit në Crans-Montana. Dhe mër pas gara e së premtes u ndërpre.

Në mesin e skitareve që mbetën të lënduara ishte edhe Lindsey Vonn.

Amerikania e njohur doli jashtë shtegut dhe u ndal nga rrjeta anësore.

41-vjeçarja qëndroi aty për një kohë, ndërsa tifozët e pritën me ankth lajmin për gjendjen e saj.

Vonn arriti të ngrihej dhe të shkonte deri në finish. Por, ajo nuk ishte në gjendjen më të mirë, ndërsa qartë dallohej lëndimi në gjurin e këmbës së majtë. Ajo mori duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa më vonë është larguar nga shtegu me helikopter.

Lëndimi i saj ende nuk dihet se sa është serioz, por ka ardhur vetëm nëntë ditë para Lojërave Olimpike Dimërore.