Pajtim Kasami shënoi një gol në disfatën që e pësoi skuadra e tij, Winterthuri, të shtunën në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Winterthuri u mposht në udhëtim 2:1 nga St. Galleni.
Mesfushori Kasami e realizoi golin e epërsisë në minutën e 21-të. Por më pas, St. Galleni, shënoi dy gola për fitoren e rëndësishme.
33-vjeçari Kasami luajti deri në minutën e 81-të. Për Kasamin ishte goli i dytë i edicionit.
Pos Kasamit te Winterthuri u paraqit edhe Mirlind Kryeziu i cili e kompletoi ndeshjen, kurse Leandro Maksutaj dhe Ledjan Sahitaj qëndruan në bankën rezervë.



























