Interi po marshon drejt titullit të kampionit në Serie A.
Interi të shtunën shënoi tjetër fitore duke e mposhtur Genoan në shtëpi me rezultatin 2:0.
Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të elitës së futbollit italian.
Për Interin ishte fitorja e tetë radhazi në kampionat.
Federico Dimarco e shënoi golin e parë në minutën e 31-të.
Goli i dytë u realizua nga Hakan Çalhanoglu në minutën e 70-të.
Interi është lider me 67 pikë. Milani e zë vendin e dytë me 54 pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Genoa është poshtë në tabel me 27 pikë.



























