SHBA-së i ka takuar medalja e fundit e artë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Të dielën ishte dita e fundit e Lojërave Olimpike Dimërore, ngjarje që përfundoi me finalen e hokejit mbi akull.

SHBA-ja fitoi të artën duke e mposhtur Kanadanë me rezultatin 2:1 pas kohës shtesë.

Për SHBA-në është e arta e parë olimpike në hokej mbi akull që nga viti 1980. Tashmë amerikanët i kanë tri të arta në hokej mbi akull, në vitin 1960, 1980 dhe 2026. 

Jack Hughes e shënoi golin e fitores për amerikanët.

Finalja u zhvillua në Milano para 11 mijë shikuesve.