Lazio është ndalur në barazim pa gola të shtunën mbrëma në udhëtim nga Cagliari. 

Ndeshja ndërmjet Cagliarit dhe Lazios i takoi xhiros së 26-të të Serie A. 

Për Lazion ishte ndeshja e tretë rresht pa fitore në kampionat. Ndërsa edhe për Cagliarin ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore.  

Te Cagliari në bankën rezervë ishte portieri Alen Sherri. Ndërsa në stol te Lazio ishte Elseid Hysaj. 

Mbrojtësi i Cagliarit, Yerry Mina, u përjashtua nga loja në minutën e 85-të për shkak të kartonit të dytë të verdhë. 

Lazio ka 34 pikë, kurse Cagliari ka pesë pikë më pak. Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.