Atletico Madridi i ka dhënë fund ecurisë prej tri ndeshjeve pa fitore në La Liga. 

Atletico të shtunën u kthye te fitorja duke e mposhtur në shtëpi Espanyolin me rezultatin 4:2. Ndeshja i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit spanjoll. 

Jofre e kaloi në epërsi Espanyolin në minutën e gjashtë. 

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 21-të me golin që e shënoi sulmuesi Alexander Sorloth. 

Giuliano Simeone e kaloi në epërsi 2:1 Atleticon në minutën e 49-të. Nëntë minuta më pas, Ademola Lookman, shënoi për 3:1. 

Norvegjezi Sorloth realizoi edhe për 4:1 në minutën e 72-të. Ndërsa golin e dytë për mysafirët e realizoi Exposito në minutën e 80-të. 

Atletico ka 48 pikë dhe e zë vendin e katërt. Espanyoli është lartë në tabelë me 35 pikë.