Paris Saint-Germaini ka fituar bindshëm 3:0 ndaj Metzit të shtunën mbrëma. 

Parisi me fitore është kthyer në pozitën e parë me 54 pikë. 

Parisi u kthye në vendin e parë falë edhe disfatës që pësoi Lensi të shtunën nga Monaco me rezultatin 3:2. 

Desire Doue shënoi për 1:0 në minutën e tretë. Realizatori i golit të dytë ishte Bradley Barcola në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. 

Golin e tretë e shënoi sulmuesi portugez, Gonçalo Ramos në minutën e 77-të. 

Metzi është në pozitën e fundit me 13 pikë.