Gjyqtari i ndeshjes Benfica – Real Madrid, François Letexier, kryqëzoi krahët menjëherë pasi Vinicius Jr e alarmoi për fyerje raciste.

Por pse u bë kjo? Kryqëzimi i krahëve në formë të “X” aktivizon protokollin anti-racizëm, procedurë standarde që e ndjekin gjyqtarët në rast se dikush në fushë ankohet për fyerje raciste.

Vinicius menjëherë sapo shënoi golin, bëri festimin karakteristik duke kërcyer te flamuri i kornerit, çka nxiti reagimin e lojtarëve vendas. Më pas, braziliani alarmoi gjyqtarin Letexier se lojtari i Benficas, Gianluca Prestianni, e ofendoi në baza racore.