Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Benfica – Real Madrid.
Për shkak të protestimeve, trajneri i Benficas, Jose Mourinho është ndëshkuar me karton të verdhë e më pas edhe me të kuq.
Rezultati përfundoi 1:0 në të mirë të Realit.
Arsyeja e fillimit të këtij protestimi erdhi nga Vinicius i cili pas realizimit të golit u ofendua në baza raciste nga lojtari i Benfica-s, Gianluca Prestianni, situatë e cila rezultoi drejt ndërhyrjes së referit.
Ndeshja u tensionua, ku çoi deri edhe te përfshirja e trajnerit të Benfica-s, Jose Mourinho.



























