Pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultat 3-4, ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës dhe ajo e Hungarisë në Kosovë.

Duke marrë parasysh peshën e kësaj ndeshjeje dhe rritjen e gjasave për kualifikim në Botëror, këto ambasada shpërndanë fotografi në rrjetin social Facebook.

Ambasada amerikane e cilësoi poashtu si “historike” këtë fitorë të Kosovës.

Sot, më 27.03.2026, ambasada hungareze ka publikuar një fotografi e cila tregon peisazhin nga zyrat e saj në drejtim të stadiumit.

“Stadiumi Fadil Vokrri Stadium i mbuluar me borë, por me atmosferë pranverore, i parë nga ambasada jonë në një ditë të madhe për futbollin kosovar.” – thuhet në postimin e ambasadës hungareze.

Tani Kosovën e pret ndeshja me Turqinë e cila do zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri, më 31.03.2026.

Postimi i ambasadës amerikane

Postimi i ambasadës hungareze