Bayerni i ka dhënë goditje të rëndë Atalantas, skuadrës së vetme italiane në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma në Bergamo, kampioni gjerman fitoi 6:1, në ndeshjen e parë të fazës me 16 skuadra. Bayerni ka dëshmuar pse vlerësohet prej favoritëve më të mëdhenj për ta fituar Championsin dhe tashmë Vincent Kompany mund të fillojë me përgatitje për çerekfinale.

Ndeshja e kthimit në Mynih pritet të jetë vetëm formalitet.

Josip Stanishiq hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Michale Olise shënoi në minutën e 22-të, kurse Serge Gnabry në minutën e 25-të.

Me rezultatin 3:0 përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën shënuan Nicolas Jackson në minutën e 52-të, Olise në minutën e 64-t dhe Jamal Musiala në minutën e 67-të.

Fare në fund, në minutën e 93-të, Atalanta realizoi përmes Mario Pashaliqit.

Berat Gjimshiti luajti në pjesën e dytë për Atalantan. Por ai dhe lojtarët e tjerë të Atalantas kishin një mbrëmje të vështirë.