Bologna dhe Roma kanë barazuar në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Evropës.
Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma u mbyll 1:1, kurse dueli kthyes në “Olimpico” luhet në javën e ardhshme.
Për Bolognën në minutën e 50-të shënoi Federico Bernardeschi, kurse Lorenzo Pellegrini i barazoi shifrat në minutën e 71-të.




























