Bosnjë-Hercegovina dhe Çekia kanë siguruar kalimin në finale të plejofit të Botërorit 2026 vetëm pas penalltive. Çekia triumfoi ndaj Irlandës pas penalltive në shtëpi. Rezultati pas kohës së rregullt ishte 2:2 ndërsa në penallti Çekia fitoi 4:3. Në finale të plejofit Çekia më 31 mars e pret Danimarkën.
E Bosnjë-Hercegovina triumfoi në udhëtim ndaj Uellsit pas penalltive. Koha e rregullt përfundoi 1:1. Në penallti Bosnja fitoi 4:2. Bosnja në finale të plejofit e pret Italinë të martën.




























