Janë dashur dy pjesë nga 15 minuta shtesë që Chelsea ta eliminojë nga Kupa FA Wrexhamin, ekip të rangut të dytë të garave në Angli.

Ekipet barazuan 2:2 në kohën e rregullt. Në fund Chelsea kaloi në çerekfinale me fitoren 4:2.

Fillimisht Sam Smith kaloi Wrexhamin në epërsi në minutën e 18-të, para se rezultati të barazohej me një autogol të Arthur Okonkwos në minutën e 40-të.

Vendasit kaluan sërish në epërsi në pjesën e dytë përmes Callum Doylet në minutën e 78-të, ndërsa në minutën e 80-të rezultatin e barazoi Josh Acheampong.

Në minutën e 93-të, Wrexhami mbeti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të George Dobsonit.

E në kohën shtesë, Alejandro Garnacho dhe Joao Pedro shënuan për të shmangur turpërimin dhe për ta kaluar Chelsean në çerekfinale të Kupës.