Trepça ka fituar krejt në fund përballjen me Vëllaznimin në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit ishin në disavantazh nga fillimi dhe i humbën të tri periudhat e para me rezultat të ngushtë, para se të ktheheshin në fund. Trepça në fund triumfoi me rezultat 73:69.  

Kenny Hasbrouck i Trepçës udhëhoqi ekipin drejt fitores me 16 pikë. Ndërkaq te Vëllaznimi i Gjakovës më i miri ishte Jericole Hellems me 20 pikë.

Trepça është lidere me 43 pikë të tubuara.

Vëllaznimi është i gjashti me 31.