Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun “Strangja” në Sofje të Bullgarisë.

Bëhet fjalë për turneun më të vjetër të boksit amator në Evropë.

Në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Donjeta të dielën e mposhti boksieren nga Brazili, Rebeca de Santos.