Dortmundi e ka mposhtur Kolnin 2:1 në xhiron e 25-të të Bundesligës për të mbajtur gjallë shpresën për titull në kampionatin gjerman.
Serhou Guirassy dhe Maximilian Beier shënuan golat për mysafirët, ndërsa te Kolni vendas shënoi Jakub Kaminski.
Kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje deri në fund të sezonit, Dortmundi ka mbërritur në kuotën e 55 pikëve dhe është i dyti në tabelë. 11 më shumë i ka Bayerni që po marshon sigurt drejt titullit.
Kolni në anën tjetër është i 13-ti me 24 pikë.



























