Tifozët e Galatasarayt nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve  te Liverpooli, më vonë këtë muaj. 

Ky dënim për tifozët e skuadrës së madhe turke vjen pas trazirave që ata kishin shkaktuar në duelin paraprak me Juventusin. 

Ndeshja Liverpool – Galatasaray i takon 1/8 së finales së Championsit dhe luhet më 18 mars. 
UEFA ka thënë se tifozët e Galatasarayt kanë hedhur objekte dhe kanë ndezur fishekzjarrë në ndeshjen në Torino më 25 shkurt ndaj Juventusit. 

Për këtë arsye ua ka ndaluar udhëtimin dhe e ka gjobitur skuadrën e madhe turke me 40 mijë euro.