Saktësisht kur Kosova A pritet të nis ndeshjen finale ndaj Turqisë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në po të njëjtën kohë, Kosova U21 do të nis ndeshjen me Spanjën U21 në Madrid.
Të rinjtë tanë janë duke luftuar për të siguruar vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027” dhe po zhvillohen ndeshjet e kthimit në grupin A të përbërë nga Spanja, Finlanda, Rumania, Qipro dhe San Marino.
Në ndeshjen e parë Spanja e mposhti Kosovën me rezultat 1-3 në “Fadil Vokrri”.
Kosova pozicionohet në vendin e 4-të me 8 pikë të grumbulluara, ndërsa kombëtarja spanjolle mban vendin e parë me 18 pikë të grumbulluara.
Në vendin e dytë është Finlanda me 13 pikë dhe në të tretin, Rumania me 10 pikë.
Kosova në ndeshjet e para të zhvilluara kundër klubeve të grupit arriti dy fitore ndaj Qipros, 4-0, dhe ndaj San Marinos të cilën nuk e kishte lënë të shënoj asnjë gol, ndërsa ia dha 7 copë.
Pikët i ndau me Rumaninë dhe Finlandën, ndeshje të cilat përfunduan 0-0.
Mbetet të shihet se a do arrijnë të fitojnë në ndeshjen ndaj Spanjës, ndeshje e cila fillon ecurinë e ndeshjeve kthyese dhe rritjen e gjasave për t’u kualifikuar tutje në EURO2027.


























