Trajneri i Al-Saddit, Robert Mancini, po e ka të pamundur të kthehet në Katar dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të ekipit për shkak të luftës në regjion. Kështu thuhet në një deklaratë të klubit.
Trajneri i njohur italian ishte jashtë Katarit për arsye familjare, ndërsa do të mungojë në ndeshjen ndaj Umm Salal.
Një ndihmës i tij do të kryejë detyrat e Mancinit, ndërsa klubi do të angazhohet për kthim sa më të shpejtë të italianit.
Mancini, që fitoi Evropianin me Italinë në vitin 2021, është angazhuar nga Al-Sadd në nëntorin e kaluar.




























