Real Madridi ka njoftuar se mbrojtësi Ferland Mendy, i cili u zëvendësua pas pjesës së parë në fitoren 3:0 ndaj Manchester Cityt në mesjavë, do të mungojë në ndeshjen kthyese.
Ai ka lëndim në kofshën e këmbës së djathtë dhe nuk do të mund ta ndihmojë Realin në duelin kthyes që zhvillohet në “Etihad Stadium” të martën mbrëma.
Mbrojtësi francez kishte munguar për kohë të gjatë edhe nga një lëndim tjetër në pulpë më herët. Më 6 mars në fitoren ndaj Celta Vigos i pati minutat e parë që prej 8 janarit të këtij viti dhe e kompletoi ndeshjen. Por, ndaj Cityt u ndal pas pjesës së parë.
Mendy është njëri prej shumë lojtarëve të lënduar te Real Madridi.




























